LAJMI I FUNDIT:

BERZH: Shqipëria me rënie 9%, vendi me tkurrjen më të madhe në rajon

BERZH: Shqipëria me rënie 9%, vendi me tkurrjen më të madhe në rajon

Pasojat e pandemisë së coronavirusit në Shqipëri do të reflektojnë ndjeshëm në ekonominë e vendit.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që vendi ynë të pësojë tkurrjen më të madhe ekonomike, me një zbritje prej 9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim të cilat janë pjesë e BERZH.


Sipas raportit të publikuar këtë të mërkurë, “Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH”, ekonomia shqiptare do të preket ndjeshëm nga epidemia si pasojë e varësisë së saj së lartë nga turizmi dhe fasoneria.

Një reduktim i pritshëm i dërgesave nga emigrantët do të ndikojë gjithashtu në rënie.

Raporti thekson se “rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave në vend për ndalimin e përhapjes së virusit dhe kthimi në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”.

Pas kësaj faze, BERZH parashikon se ekonomia e vendit mund ët rimëkëmbet duke u rritur me 12 për qind vitin e ardhshëm.

Ndërsa nga vendet e rajonit, pas Shqipërisë, tkurrjen më të lartë në ekonomi do ta ketë Mali i Zi, me një zbritje deri në 8%, e ndjekur nga Kosova me 5%,, Bosnje-Hercegovina me 4.5.

Vendet e rajonit që do t’i kalojnë më lehtë pasojat e coronavirusit në ekonomi janë Maqedonia e Veriut dhe Serbia./Vizion Plus