LAJMI I FUNDIT:

BERZH lë të pandryshuar parashikimet për ekonominë e Shqipërisë, rritje 2.5 për qind në 2023

BERZH lë të pandryshuar parashikimet për ekonominë e Shqipërisë, rritje 2.5 për qind në 2023

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në projeksionet e majit pret që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 2.5% më 2023, duke e lëne të pandryshuar parashikimin e shkurtit të këtij viti.

Vitin që vjen ritmet e rritjes pritet të përshpejtohen ne 3.3 për qind.


Parashikimet e BERZH mbulojnë vendet në zhvillim në tre kontinente. Ekonomia e këtyre vendeve pritet të zgjerohet me 2.2 për qind në vitin 2023, pak më ulet se 2.3 për qind nga parashikimi i shkurtit.

Rritja pritet të përshpejtohet në 3.4 për qind në vitin 2024 (nga parashikimi prej 3.3 për qind në shkurt), ndërsa presionet inflacioniste po ulen gradualisht.

Ekonomistët e BERZH pohuan se ritmet më të ulëta të rritjes ketë vit u ndikuan nga tërmetet e shkurtit në Turqi, shtrëngimin e pritshëm të kushteve të kreditimit; reformat e vonuara në Mesdheun Jugor dhe lindor dhe inflacioni i vazhdueshëm në Evropën Qendrore dhe në shtetet baltike.

Prodhimi në Ballkanin Perëndimor parashikohet të rritet me një normë prej 2.2 për qind me 2023, pavarësisht presioneve inflacioniste dhe një perspektive të ndrydhur në ekonomitë e përparuara të Evropës.

Prodhimi në Evropën Qendrore dhe shtetet baltike pritet të rritet me një masë modeste prej 0.5 për qind në vitin 2023, i rishikuar në rënie në krahasim me shkurtin për shkak të rritjes më të ngadaltë se sa pritej në ekonomitë e përparuara dhe inflacionit të vazhdueshëm. Rritja pritet të rritet deri në 2.9 për qind në vitin 2024 në këtë Rajon.

Ritmet e zgjerimit ekonomik pritet gjithashtu të ngadalësohen në Evropën Lindore dhe Kaukaz (me përjashtim të Ukrainës) pasi faktorët e jashtëzakonshëm që nxitën aktivitetin ekonomik në vitin 2022 kanë shuar efektet ketë vit.

Ekonomia e Ukrainës pritet të rritet vetëm në mënyrë modeste, me 1 % në 2023 dhe 3 për qind në 2024, pasi bizneset po përshtaten me rrethanat e luftës.

Rritja në Turqi pritet të ngadalësohet në 2.5 për qind në 2023 dhe 3 për qind në 2024. Rishikimi në rënie për vitin 2023 pasqyron ndikimin e tërmeteve të shkurtit 2023, si dhe shtrëngimin e pritshëm të kredisë në gjysmën e dytë të 2023.

Rritja në Azinë Qendrore parashikohet të mbetet e fortë, në 5.2 për qind në 2023 (rishikuar nga shkurti) dhe 5.4 për qind në 2024. Zhvendosja e bizneseve ruse dhe rritja e eksporteve të naftës po nxisin rritjen në Kazakistan, ndërsa Mongolia po përfiton nga zgjerimi prodhimit në miniera nga rihapja e Kinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori