LAJMI I FUNDIT:

BERZH i jep kredi Shqipërisë në vlerë prej 218 milionë euro

BERZH i jep kredi Shqipërisë në vlerë prej 218 milionë euro

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka miratuar kredinë me vlerë 218 milionë euro për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për ristrukturimin e borxheve të vjetra.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sipas të cilit BERZH ka njohur zyrtarisht plotësimin e të gjitha kushteve nga pala shqiptare, duke i konsideruar negociatat si të vështira.

Kjo kredi u nënshkrua fillimisht me 30 qershor 2016, por tani është disbursuar.

“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi zyrtarisht plotësimin e të gjitha kushteve nga pala shqiptare për bërjen efektive të Marrëveshjes së Kredisë, të lidhur ndërmjet kësaj Banke dhe KESH sh.a., me vlerë 218 milionë Euro, e cila u nënshkrua me 30 Qershor 2016 me synim ristrukturimin e borxheve të vjetra. Plotësimi i kushteve përfshinte kryerjen e reformave të thella ligjore dhe rregullatore në sektorin e energjisë elektrike në funksion të ristrukturimit të kompanive KESH, OST, OSHEE si dhe liberalizimit të tregut dhe krijimit të Bursës Shqiptare të Energjisë,” është shprehur Gjiknuri, përcjell Scan.

Ndërkohë, duke e cilësuar këtë si një garanci më shumë për stabilitetin financiar të sektorit të energjisë, ka shtuar më tej se është zgjidhur problematika mbi marrëveshjen për shlyerjen e plotë të gjitha detyrimeve të ndërmjet kompanive të sektorit.

“Pas një negocimi të vështirë, me ndihmën e BERZH u arrit të plotësohej një nga kushtet më kryesore për disbursimin e kësaj kredie, nënshkrimi i Marrëveshjes për Shlyerjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura sipas një skeduli të rënë dakord ndërmjet KESH dhe OSHEE. Marrëveshja për shlyerjen e plotë të të gjitha detyrimeve të prapambetura ndërmjet kompanive të sektorit, arrihet për herë të parë sot, duke bërë të mundur kështu zgjidhjen e një problematike të krijuar dhe trashëguar nga kriza që pësoi sektori energjetik në vitet 2010-2013″, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori