Dyshja, të cilët filluan lidhje në vitin 2005, mirëpritën fëmijën e parë të tyre, vajzën Nahla Ariela, në marsin e vitit të kaluar. Dhe ata tashmë dëshirojnë ta zgjerojnë familjen e tyre.

“Ajo ka nevojë për një motër ose vëlla. Mendoj se është e rëndësishme për të. Nuk njoh ndonjë i cili ka pasur një fëmijë të vetëm dhe unë gjithnjë kam qenë i rrethuar nga familje të mëdha. Kam besim në familjet e mëdha”, citohet të ketë thënë Aubry.