LAJMI I FUNDIT:

Bërnabiq tha se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid, Kurti: E pavërtetë e padurueshme

Bërnabiq tha se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid, Kurti: E pavërtetë e padurueshme

Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur “të pavërteta të padurueshme” deklaratat e homologes serbe, Ana Bërnabiq, se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid.

Në Forumin e Prespës për Dialog, e pyetur për viktimat e luftës në Kosovë, Bërnabiq është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse, sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.


E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri Kurti, i cili në një konferencë për media sot tha se janë deformim i të vërtetës.

Ai përmendi varrezën masive në Batajnicë, ku tha se janë zhvarrosur 744 kufoma të shqiptarëve.

Brnabiq: Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid
Lexo po ashtu Brnabiq: Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid

“Çfarë ka thënë ajo pa dyshim është një zvogëlim, deformim, e pavërtetë e padurueshme. Veç në Batajnicë janë zhvarrosur 744 kufoma të shqiptarëve, veç në një varrezë masive”.

“Në Serbi gjithsej në varreza masive janë zhvarrosur 950 shqiptarë. Ndoshta e ka pasur fjalën për këtë. Nuk mund të thuhet 900 për gjithë luftën që është zhvilluar në Kosovë ”.

Kurti shtoi se Bërnabiq ka tendencë t’i minimizojë krimet, pasi e kupton që është një pozicion i pambrojtur nëse thotë që nuk kanë ndodhur krime.

Por, sipas tij, qasjen e tillë Kosova e ka të njohur nga mohimi i masakrës së Srebrenicës nga serbët.

“Bëhet fjalë për rreth 20 mijë gra e vajza, por edhe djem e burra të përdhunuar dhe ka organizata kombëtare e ndërkombëtare që e dëshmojnë këtë. E kam vërejtur që kryeministrja e Serbisë ka tendencë të thotë se kanë ndodhur krime, por shumë më pak”.

“Ajo e kupton që është pozicion i pambrojtur nëse thotë se në Kosovë nuk ka ndodhur krimi. Këtë qasje të Beogradit e kemi parë më herët në raport me Bosnjën, ku edhe masakrën e Srebrenicës nuk e mohojnë, por thonë se nuk është numri i saktë i të vrarëve”, theksoi Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori