LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Votimi i Gjykatës Speciale në Kuvend ishte sakrifica e fundit në shërbim të Kosovës

Berisha: Votimi i Gjykatës Speciale në Kuvend ishte sakrifica e fundit në shërbim të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se deputetët e Kosovës nuk janë mashtruar kur e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Berisha tha se Specialja ishte sakrifica e fundit që është bërë në shërbim të Kosovës.


“Gjykata Speciale është sakrifica e fundit në shërbim të Kosovës, që po e bëjnë ata [ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës] që janë në Hagë”, ka thënë Berisha.

I pyetur se pse është dashur që krerët e UÇK-së të sakrifikojnë, ia ka thënë se “Në Këshillin e Evropës, është miratuar një raport i cili e akuzonte Kosovën për trafikim të organeve. Në luftëra trafikimi i organeve dhe dhunime…, janë krimet më monstruoze në luftë dhe Kosova e kishte këtë etiketë. Gjykata Speciale u themelua vetëm e vetëm për të hedhur poshtë raportin e Dick Martyt”, ka thënë Berisha në “Personale të RTV Dukagjini.

Sipas tij Kosova nuk u mashtrua por e ka bërë sakrificën e saj për të dëshmuar pafajësinë e vetë.

“Kosova i tregojë botës se unë e bëjë edhe Gjykatën Special vetë, dhe shqyrtojë këtë raport të Dick Marty-t edhe do ta demantojë krejt botën. Lufta jonë ishte çlirimtare dhe UÇK-ja nuk ka bërë trafikim të organeve, sepse ne nuk kishim kapacitete as me luftu sa duhet e lëre më me bo trafikime. Ne s’kemi pasur fare shëndetësi atëherë kur kemi hy në luftë. Atëherë nuk ka ekzistuar shëndetësia, ka qenë e Serbisë. Ne i kemi pasur shoqatën ‘Nënë Tereza’”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se motivi me mbi të cilin është ndërtuar Gjykata Speciale ka dështuar.

“Aktakuzat që u ngritën nga [Gjykata Speciale] as një nuk e trajton atë [Raportin e Dick Marty-t] për çfarë është krijuar”, ka theksuar ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori