LAJMI I FUNDIT:

Berisha tregon për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Berisha tregon për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa të hënën ka udhëtuar për në Gjermani për të vazhduar atje trajtimin mjekësor, pas një problemi shëndetësor që i është paraqitur.

Pas dy ditësh trajtimi në Gjermani, gjendja shëndetësore e tij është drejt përmirësimit.

Kështu ka deklaruar këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha i cili ka theksuar se opinioni i mjekëve atje është se nuk do i duhet kohë e gjatë për të vazhduar me këtë trajtim, porse të hënën do e japin një afat kohor më të saktë.


“Gjendja shëndetësore është drejt përmirësimit, fizioterapia është duke shkuar mirë dhe opinioni i mjekëve është se nuk do të duhet gjatë për të vazhduar me këtë trajtim. Ka pasur një ndezje të muskujve e cila është si rezultat i virusit që e ka kaluar dhe ajo është drejt përmirësimit dhe rikuperimit. Pra muskujt janë drejt rikuperimit dhe po vazhdohet me fizioterapinë”, ka thënë Berisha, për Indeksonline,.

Ai thotë se doktorët kanë kërkuar që deri të hënën të monitorohet ky proces në mënyrë që të mund të japin një afat kohor se sa duhet të qëndrojë i shtrirë në spital.

“Kanë kërkuar që deri të hënën të monitorohet ky progres në mënyrë që të japin pastaj një afat kohor se sa duhet të qëndrojë aty”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Isa Mustafa është shtrirë që nga java e kaluar në një spital në Prishtinë, siç thuhet për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori