LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Shfuqizimi i Speciales me pasoja të papërballueshme për liderët politikë (Video)

Berisha: Shfuqizimi i Speciales me pasoja të papërballueshme për liderët politikë (Video)

Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe avokati, Besnik Berisha, në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se shfuqizimi i Gjykatës Speciales do kishte pasoja të papërballueshme për liderët politikë.

Berisha ka thënë se për Gjykatën Speciale është debatuar, por ai tha se nuk pajtohet se faji i bie UNMIK-ut dhe EULEX-it në tërësi.


Ai thotë se kur Dick Marty akuzonte dhe alarmonte Këshillin e Evropës për krime dhe trafikim organesh institucionet e Kosovës asokohe nuk kërkonin dhe EULEX-i dhe organet e tjera të Kosovës të zbardhen të gjeturat e atij raporti, por kërcënonin Dick Marty-n.

Berisha, duke folur për Gjykatën Speciale, tha se nuk beson bllanko se do të jetë një gjykatë e pavarur e paanshme dhe objektive dhe se nuk do të ndikohet nga Serbia.

“Por gabimi më i madh do të ishte të pretendohet të shfuqizohet kjo gjykatë. Nuk mund t’i dalim botës përpara duke pretenduar se po shfuqizojmë një ligj- gjykatë që gjykon krimet kundër njerëzimit”, tha ai.

Më tej Berisha tha se është e pamundur shfuqizimi i Speciales, jo për shkak të votave në Kuvend, por për shkak të pasojave të papërballueshme për liderët tanë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori