LAJMI I FUNDIT:

Berisha reagon pas ngjarjes së rëndë në Himarë: Krim i tmerrshëm, siguria në plazhe zero

Berisha reagon pas ngjarjes së rëndë në Himarë: Krim i tmerrshëm, siguria në plazhe zero

Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi sot në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë rreth moshës shtatë vjeç ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një skaf në breg të detit ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha.

Berisha përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ngjarja e sotme është një krim i tmerrshëm.

Berisha po ashtu i shprehu ngushëllime familjes së fëmijës shtatë vjeçare.


Në Himarë, skafi godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det
Lexo po ashtu Në Himarë, skafi godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

“Siguria në plazhe zero dhe se për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm. Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungesën e plotë të sigurisë në plazhet tona”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori