Berisha: Qeveria e re - qeveri personale e Piktorit dështak

Berisha e ka cilësuar qeverinë e re si qeveri personale të Edi Ramës, ndërsa ka përmendur edhe një rast konkret, atë të Ministrisë së Brendshme.
“Të dashur miq, për herë të parë në histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës. Qeveria e re për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në prokurori për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo qeveria e babëzisë, por qeveria e lukunisë. Qeveria e Piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS-së. Në krye të Ministrisë se Brendshme një njëri me të atin të arrestuar në flagrancë për trafik ilaçesh dhe histori skafesh, etj.
Qeveria e aleancës së 1 prillit, është qeveria e neobllokmeneve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë 'Çarçani 2'. Përpara drejt te shkuarës me Piktorin dështak!”, shkruan Berisha në Facebook. /Telegrafi/

















































