LAJMI I FUNDIT:

Berisha publikon dokumentin: Arben Kraja dënoi të riun shkodran në vitin 1990 pse nuk pranonte moralin komunist

Berisha publikon dokumentin: Arben Kraja dënoi të riun shkodran në vitin 1990 pse nuk pranonte moralin komunist

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar një dokument ku, sipas tij, prokurori i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja, ka dënuar një të ri shkodran në vitin 1990 sepse nuk pranonte moralin komunist.

“Arben Kraja, ish-hetuesi xhelat i Sigurimit të Shtetit, ka dënuar dhe në vitin 1990 një të ri në Shkodër për fajin e vetëm se nuk pranonte moralin komunist”, tha Berisha.


“Ky hetues thotë se ai ka shkelur normat e moralit komunist. Kraja qëndron në prokurorinë e shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë. Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar, është kjo dëshmi, të cilin ky këtë akt nuk e kryen në vitin 1995, 1996 apo 1970, por e kryen një vit pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste”, tha Berisha në një konferencë për shtyp.

Këshilli i Mandateve i hoqi imunitetin, Berisha: Vendim i paligjshëm, nuk u paraqit asnjë provë
Lexo po ashtu Këshilli i Mandateve i hoqi imunitetin, Berisha: Vendim i paligjshëm, nuk u paraqit asnjë provë

“Kraja është një person i papërgjegjshëm që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen Veliaj, me dosjen e djegësit të Tiranës, sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Në çdo lloj mënyre, ata i kanë pasur dyert e hapura të ndikojnë te Kraja, por rezultati dëshmon vetë, është amnistia e paimagjinueshme i njeriut që ka firmosur të vidhen në qytetin e Tiranës rreth 1 miliard euro në 30 vite nga ai vetë dhe Edi Rama”, shtoi Sali Berisha. /Telegrafi/