LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Përveç Kroacisë edhe Sllovenia e Austria garantojnë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Berisha: Përveç Kroacisë edhe Sllovenia e Austria garantojnë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrësi i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, ka thënë se pas Kroacisë dhe Sllovenia dhe Austria, japin garanci për lirimin me kusht të ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të arrestuar nga Gjykata e Speciale në Hagë.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, tha se tani është në dorë të lidershipit të vendit të veprojnë institucionalisht.


“Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë. Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht. Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i Hisenit:

“Veproni institucionalisht, përgjegjësinë e kemi individuale

Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë.

Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht.Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal.

Nëse i shohim në ketë kontekst lidershipin aktual drejtues, atëherë nga një qeveri ministrat e se cilës në mengjes përballen me procedurat penalizuese gjyqësore, e nga bankat e të akuzuarve shkojnë në zyret e kabineteve ministrore për të vënë rregull e ligj dhe për të zhvilluar e implementuar politika qeverisëse, kjo lë shumë pikpyetje.Kjo strukturë po tregohet e fuqishme për destabilizim e shumë e kufizuar për stabilitet. Presidenti kroat u tregua i gatshëm të bëhet garant i lirimit me kusht të të arrestuarve të UÇK në Hagë. Përfaqësuesit institucional të Kosoves, në vend të deklaratave, përmes administratorëve nëpër zyra, duhet të bëjnë kërkesën zyrtare në adresë të instancave të shteteve që ofrojnë garanci. Me këtë i vënë në veprim procedurat formale në TS për Kosoven në Hagë.

E kjo mundësi garantimi për lirim me kusht e mbrojtje në liri, nga adresat e komunikimit institucional zyrtarë që kam tanimë do të vijnë edhe nga Austria dhe sëfundmi edhe nga Sllovenia. Institicioni i Presidentes, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit duhet që të parashtrojnë kërkesen zyrtare.Kjo kërkesë, nuk do duhej të jet e karakterit selektiv, siç ka bërë kryeministri Kurti kur ofroj garancione të tilla vetëm për anëtarin e subjektit të tij politik, ngase atje po gjykohen lidershipi shtetëror dhe i UÇK-së.

Zatën mbaj mend se kur ishin në burgjet serbe z. Kurti e të tjerët, kuadro të larta të UÇK-së, të afërt më pas edhe bashkëpartiak, kërkesa e z. Thaçi e përfshiu edhe z. Kurti specifikisht. Ju veproni si institucione për ç’gjë obligoheni ligjërisht, përgjegjësinë e mbajmë individualisht secili për veprimet publike.Në mos protokolin shtetëror, kështu na obligon tradita”, ka shkruar Hiseni.

Hisen Berisha: Presidenti kroat është ofruar të jetë garant në Speciale për mbrojte në liri të Thaçit dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Hisen Berisha: Presidenti kroat është ofruar të jetë garant në Speciale për mbrojte në liri të Thaçit dhe të tjerëve

Berisha, ish-gjeneral i UÇK-së dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, dy ditë më parë ka deklaruar për një televizion vendor se Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin për mbrojtjen e  tyre në liri.

”Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje”,  ka deklaruar Berisha për ATV. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori