LAJMI I FUNDIT:

Hisen Berisha: Presidenti kroat është ofruar të jetë garant në Speciale për mbrojte në liri të Thaçit dhe të tjerëve

Hisen Berisha: Presidenti kroat është ofruar të jetë garant në Speciale për mbrojte në liri të Thaçit dhe të tjerëve

Hisen Berisha, ish-gjeneral i UÇK-së në Koshare dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së ka deklaruar se Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin për mbrojtjen e  tyre në liri.

”Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje”,  ka deklaruar Berisha për ATV.


Berisha ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk patën kurajo për të garantuar mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

”Kurse përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk patën kurajo ta marrin këtë përgjegjësi, sepse edhe nuk ju besojnë”, ka deklaruar Berisha.

Berisha e konsideron këtë një turp për krerët aktualë të shtetit.

”Është për turp… kjo sot çfarë ka ndodh, rëndon dhe e turpëron, nivelin e presidentes, kryeministrit edhe të kryeparlamentarit, edhe ministrave tjerë. Sepse janë të pabesueshëm për atë institucion juridik që vetë e kemi krijuar, që sot të garantojnë mbrojtjen në liri të personaliteteve të tyre, që nuk janë me peshë të vogël për Kosovën dhe për historinë”, ka thënë Berisha.

Gjykata Speciale të premten ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesat e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.

Kjo nuk është hera e parë që ish-krerëve të UÇK-së u refuzohet kërkesa për lirim.

Ata po akuzohen për krime lufte. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori