LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Përpjekjet e mia do të orientohen në drejtim të forcimit të sektorit të mbrojtjes dhe ushtrisë sonë

Berisha: Përpjekjet e mia do të orientohen në drejtim të forcimit të sektorit të mbrojtjes dhe ushtrisë sonë

Rrustem Berisha, kandidat për deputet nga AAK ka falënderuar të gjithë qytetarët për përkrahjen, idetë konstruktive dhe debatet e frytshme.

“Gjithë jetën time kam qenë në shërbim të atdheut. Duke filluar nga udhëheqja e Betejës së Koshares, udhëheqja e Akademisë së Mbrojtjes “Hamëz Jashari”, shërbimi në FSK, përfaqësimi juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe së fundmi, udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes në fazën e themelimit dhe zhvillimit të Ushtrisë sonë. Jam krenar me të kaluarën tonë të përbashkët”, ka shkruar Berisha.


Postimi i plotë:

1999 – 2019

Gjatë këtyre ditëve të fushatës jam takuar personalisht me mijëra prej jush. Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për përkrahjen, idetë konstruktive dhe debatet e frytshme që më ndihmojnë të jem përfaqësuesi juaj në Kuvend.

Gjithë jetën time kam qenë në shërbim të atdheut. Duke filluar nga udhëheqja e Betejës së Koshares, udhëheqja e Akademisë së Mbrojtjes “Hamëz Jashari”, shërbimi në FSK, përfaqësimi juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe së fundmi, udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes në fazën e themelimit dhe zhvillimit të Ushtrisë sonë. Jam krenar me të kaluarën tonë të përbashkët.

Besimin tuaj po e kërkoj për ta vazhduar këtë rrugëtim, përsëri bashkë, në sfidat e reja që do t’i shndërrojmë në suksese – me nder, deri në frymën e fundit.

Deri në fund të ditës së sotme do të takohem edhe me shumë qytetarë tjerë, për t’i garantuar se tërë përpjekjet e mia do të orientohen në drejtim të forcimit të sektorit të mbrojtjes dhe Ushtrisë sonë.

Ky është adresimi im i fundit gjatë fushatës, personalisht me juve, përmes këtij kanali komunikimi. Prandaj, të gjithë juve që keni vendosur ta votoni Koalicionin 100% Kosovë dhe mua si kandidat, dhe juve që në qetësi, jashtë presionit të fushatës do të merrni vendim të njëjtë, ju siguroj me fjalën time të nderit për shërbim me tërë dijen, përvojën, guximin dhe përkushtimin tim. Atdheut i jam betuar një herë për besnikëri dhe ky betim do të më udhëheq gjithmonë.

Që ky mesazh i sinqertë të përcillet sa më gjerë, do t’jua di për nder nëse e ndani (share) me të gjithë miqtë tuaj.

Bashkë, do të fitojmë!

#119 AAK-PSD 100% Kosovē
#1 Ramush Haradinaj
#47 Rrustem Berisha. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Botë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Kalo në kategori