LAJMI I FUNDIT:

Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane: Presim nga Kurti të na jap një ministri

Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane: Presim nga Kurti të na jap një ministri

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane thotë se nuk do të jenë pengesë për formimin e qeverisë nga Albin Kurti. Berisha deklaron se do të jap votën nesër për formimin e ekzekutivit, megjithatë shton se vazhdojnë të kërkojnë udhëheqjen e një ministrie.

Berisha thotë se nuk kanë marrë ende ndonjë ftesë për t’u takuar sot me mandatarin për formimin e Qeverisë, Albin Kurtin.


Sipas tij, nëse ministria e 13-të do t’i ndahet Listës Serbe, e që të njëjtit nuk e përkrahin atë, do të ishte njëjtë sikur të ketë një ministri, Partia Demokratike e Kosovës.

“Meqenëse ministria e 13 është ofruar dhe nuk është obligim kushtetues me iu dhënë serbëve. Edhe meqenëse këta nuk e kanë obligim kushtetues dhe Lista Serbe nuk pritet me mbështet qeverinë në vazhdimësi, me qenë partner, ndërsa ne me tre deputetë pritet të jemi partner dhe votues të qeverisë, atëherë nuk e di çfarë kuptimi ka me iu dhënë atyre që nuk janë partner, i bie njëjtë si me ia dhënë një ministri të PDK-së”, th deputeti Veton Berisha, për KosovaPress.

Ai thotë se nuk e kanë edhe problem qëndrimin në opozitë. Megjithatë thotë se pret nga Kurti që t’iu ofrojnë mundësi për udhëheqjen e një ministrie, për përfaqësim të tri komuniteteve.

“Ne do e mbledhim kryesinë sonte. Besoj që nuk do të jemi pengesë, nuk do e pengojmë Qeverinë Kurti, e mbështesim, nëse mbetet vota tek ne e mbështesim. Nuk e pengojmë, për krijimin e qeverisë nëse varen për neve, atëherë do e votojmë, nuk do të jemi pengesë. Megjithatë unë pres që Kurti do të na i jap mundësinë që të marrim përgjegjësi në udhëheqjen e tij, shton Berisha.

Nesër do të mbahet seanca plenare, me të vetmen pikë të rendit të ditës, atë të votimit për formimin e Qeverisë së Kosovës. /Sh.Pajaziti/