LAJMI I FUNDIT:

Berisha nxjerr detaje të frikshme për përdhunimin e 13-vjeçares: Të gjithë ishin në anën e përdhunuesve!

Berisha nxjerr detaje të frikshme për përdhunimin e 13-vjeçares: Të gjithë ishin në anën e përdhunuesve!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për përdhunimin e nxënëses së shkollës ‘Rilindja’ në Kavajë nga 8 persona.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha lidhur me ngjarjen, fajin ia lë shtetit dhe institucioneve të tij.

Ish-kryeministri shkrun se pavarësisht denoncimit të ngjarjes nga vetë prindërit, policia dhe vetë shteti hesht, sepse mban anën e përdhunuesve.

“Miq, jo te gjithe keta jane vet perdhunues apo te perdhunuar por per te gjithe keta, sojin e tyre te peshtire, ne shtetin e perdhunuesve, perdhunimi nuk eshte krim. Per sojin e tyre te felliqur femija, nderi, morali njerezor nuk ekziston”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

“Shtet i perdhunuesve te Kakistokracise!

Miq, rreth 2 muaj me pare nje nxenese perdhunohet kolektivisht nga 8 apo dhe 16 nxenes dhe jo nxenes te shkolles “Rilindja” Kavaje. Krimin e dinin te gjithe por nuk flisnin sepse shteti ishte i perdhunuesve.

Prinderit e vajzes denoncuan krimin e shemtuar ne polici, por me kot.
Drejtori i policise apo narkokomisari i Kavajes dhe narko policia heshti. Ata qendruan ne anen e perdhunuesve. Perdhunuesit jane tanet!
Sherbimi i inteligjences se policise e mori vesh dhe raportoi por eproret ishin ne anen e perdhunuesve.

Sherbimi informativ Kavaje e mori vesh dhe informoi qendren, eproret e tij informuan ministrat e arsimit dhe rendit si dhe kryeministrin por perseri keta qendronin ne anen e perdhunuesve. Vae Victis, Mjere Viktima!

Drejtoresha e shkolles Deje Qarri heshti sepse edhe ajo ishte ne anen e perdhunuesve.
Vellai i saj Ed Qarri, prokuror heshti sepse ishte ne anen e perdhunuesve.
Drejtoresha e arsimit Sonila Peza heshti dhe fshehu krimin se perdhunuesit jane tanet, pra ishte ne anen e perdhunuesve.

Miq, jo te gjithe keta jane vet perdhunues apo te perdhunuar por per te gjithe keta, sojin e tyre te peshtire, ne shtetin e perdhunuesve, perdhunimi nuk eshte krim. Per sojin e tyre te felliqur femija, nderi, morali njerezor nuk ekziston.
A nuk ishte ish kreu i bashkise se tyre Rroshi me pese emra i denuar per perdhunim?
A nuk ishte krye krye kreu i tyre Edvini qe mbronte me krenari kryetarin e tyre te bashkise perdhunues?

Pra ne shtetin e perdhunuesve perdhunimi nuk eshte krim dhe kjo quhet kakistokraci apo regjimi me i keq mbi toke. sb” (sic.), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori