LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Në Ferizaj mbyllen pesë lokale për mosrespektim të orarit

Berisha: Në Ferizaj mbyllen pesë lokale për mosrespektim të orarit

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Ferizajt, Ridvan Berisha ka treguar për gjobat që po vendosen ndaj bizneseve që nuk respektojnë kushtet e pandemisë.

Berisha në RTV Dukagjini thotë se nga data gjashtë korrik kur janë vendosur masat e reja inspektorët komunalë në bashkëpunim me policinë kanë vënë masa ndëshkuese për pesë biznese.

“Këto subjekt afaristë janë zënë duke punuar pas orës 21 dhe që të pestat janë blombuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale konform ligjit për sëmundjet ngjitëse”.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Ferizajt thotë se ndaj 17 personave janë ngritur procedura penale për mosrespektim të udhëzimeve të qeverisë.

“Ligji parasheh 1,000 -2,000 euro për qytetarët që shkelin ligjin për sëmundjet ngjitëse”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Berisha thotë se kanë kërkuar që në Ferizaj të shtohen edhe katër inspektorë sanitarë edhe në bazë të proporcionit të popullatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori