LAJMI I FUNDIT:

Berisha premton marrëveshje me Kosovën që çdo shqiptar të ketë shtetësinë e Shqipërisë

Berisha premton marrëveshje me Kosovën që çdo shqiptar të ketë shtetësinë e Shqipërisë
LSA

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi se të gjithë shqiptarët do të kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Shqipërisë kur ai të vijë në pushtet.

Ai tha se do të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për të lejuar edhe ata shtetas të Shqipërisë të marrin shtetësinë e Kosovës.


Këto deklarata, Berisha i bëri në Tropojë në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tropojë, Besnik Dushaj.

“Sapo të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, Shqipëria do firmosë marrëveshje me Kosovën për vendosjen e dyshtetësisë. Të gjithë shqiptarët do kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Kosovës ose Shqipërisë, njërën ose tjetrën, ose të dyja së bashku. Ai kufi mbetet si një relike, dëshmi e një padrejtësie historike të pashembullt që është bërë ndaj shqiptarëve. Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen një komb, një qëndrim, një të ardhme”, deklaroi Berisha.

Ai tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama derdh lot për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë por nuk lejon votimin në Kuvendin e Shqipërisë të rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

“Këto dy ditë derdhte lot për luftëtarët që gjykohen në Hagë, por në të njëjtën ditë nuk lejonte votimin nër Parlament të dënimit të gjenocidit serb në Kosovë. Çfarë shqiptari është ky? Ky është një hipokrit. Një antishqiptar”, tha Berisha.

Një tjetër projekt që përmendi me Kosovën, Berisha se do të jetë lidhja përmes hekurudhës, duke e cilësuar si projektin e dytë që do të realizohet gjatë mandatit të parë të Qeverisë së Shqipërisë që do të drejtohet nga ai.

“Lidhja e Shqipërisë me Kosovën me hekurudhë, do jetë projekti i dytë i katërvjeçarit të parë të PD në pushtet” tha Berisha.

Berisha ka folur edhe për alternativën e forcës që drejton duke thënë se në katërvjeçarin e parë të qeverisjes do të ndërtohet Autostrada e Breg Drinit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori