LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Lufta e UÇK-së ishte vetëmbrojtëse

Berisha: Lufta e UÇK-së ishte vetëmbrojtëse

Ish-kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte një luftë e imponuar dhe vetëmbrojtëse.

Ai këto komente i bëri pas lirimit të Hilmi Kelmendit, duke e quajtur lajm të gëzuar për të gjithë.


Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Lajmi për lirimin dhe arritjen në Kosovë të z. Hilmi Kelmendit, është një lajm i gëzuar për të gjithë bashkëkombësit.

Hilmi Kelmendit dhe n/kolonelit Nehat Thaçi (i arrestuar dhe i liruar ditë më parë nga shteti serb), u urojmë shëndet e suksese në jetë, në angazhime dhe në familje.

Arrestime dhe maltretime të tilla të shtetasve tonë nga ana e shtetit serb të bazuara në shpifje dhe akuza imagjinare konfirmojnë edhe njëherë, mungesën e vullnetit të shtetit fqinjë, për fillim të ndërtimit të raporteve të shëndosha ndërfqinjësore me Kosovën, si dy shtete të pavarura.

Akte të tilla nuk duhet kaluar pa u evidentuar, trajtuar dhe kërkuar përgjegjësi për to, në të gjitha nivelet e tryezave ku Qeveria e Kosovës zhvillon negociata me Serbinë.

Lufta e UÇK-së ishte luftë e imponuar.

Lufta e UÇK-së ishte luftë vetëmbrojtëse.

Projekti UÇK, ishte projekt gjithëpopullor dhe gjithëkombëtarë”. /Telegrafi/