LAJMI I FUNDIT:

Berisha kërkon që Policia ta mbrojë Jasharajn: Për grevën duhet të jap përgjegjësi kryeministri, jo ai

Berisha kërkon që Policia ta mbrojë Jasharajn: Për grevën duhet të jap përgjegjësi kryeministri, jo ai

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i ka bërë thirrje Policisë që ta mbrojë kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharajn, pasi sipas tij, i njëjti po përballet me sulme linçuese nga krerët e Qeverisë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Berisha tha se për grevën në arsim nuk është fajtore sindikata e as Jasharaj, por Qeveria dhe kryeministri.


“Greva dhe sulmet fizike e linçimet që po i bëhen një qytetari të Kosovës si në rastin e Rrahman Jasharajt, sulmet linçuese ndaj çdo njeriu dhe ankesa se fëmijët nuk po shkojnë në shkollë, problemi është te Qeveria dhe kryeministri. Jo te individi”.

“Nga kryeministri kërkojmë përgjegjësi se fëmijët po rrinë në shtëpi. Po ashtu kërkoj nga Policia që ta marrë në mbrojtje Rrahman Jasharin. Tendenca për të pasur përçarje me sindikatat është shumë problematike. Këto kundërshtime që i kemi nga brenda mund t’i shfrytëzojë armiku”, u shpreh deputeti i AAK-së.

Çështja e dytë për të cilën foli Berisha është mungesa e transportit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e Policisë.

Ai kërkoi nga Qeveria që menjëherë t’ua sigurojë transportin ushtarëve dhe policëve, pasi siç tha, janë të rrezikuar duke pritur rrugëve.

“I kam dy çështje sot që lidhen me sigurinë dhe mendoj se duhet të flasim hapur. E para, çdo ditë në rrugë shohim udhëtarë të FSK-së dhe policë të cilët bëjnë autostop, për shkak të mungesës së transportit. Shumica e lëshojë vendin e dalin në perëndim. Kjo është shpeshtuar kohëve të fundit. Duhet të sigurohet transport menjëherë për ushtarët dhe policët. S’mund t’i shohim më duke pritur rrugëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori