Berisha ia shkakton humbjen e parë Napolit të Hysajt (Video)

Atalanta ka fituar ndaj Napolit me rezultat 1-0 në Serie A.
Edhe pse mysafirët ishin më të mirë në këtë takim, ata nuk arritën të ndalin humbjen e parë në këtë sezon.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi nga Andrea Petagna në minutën e nëntë të takimit.

Nga minuta e parë për vendasit luajti portieri shqiptar, Etrit Berisha, ndërsa për mysafirët mbrojtësi Elseid Hysaj.
Pas kësaj humbje Napoli vazhdon në pozitën e dytë me 14 pikë, kurse Atalanta ngjitet në vendin e 12-të me nëntë pikë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































