LAJMI I FUNDIT:

Berisha: FSK-ja është institucion i të gjithëve që jetojnë në Kosovë

Berisha: FSK-ja është institucion i të gjithëve që jetojnë në Kosovë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, gjatë një takimi me pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komunitetit serb, shprehu keqardhje se disa pjesëtarë nga radhët e këtij komuniteti që ishin pjesë e FSK-së janë demobilizuar.

Berisha, gjatë vizitës që i bëri sot Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së në kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozotin, garantoi pjesëtarët e FSK-së nga  komuniteti serb, se FSK-ja është institucion i të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe se do të jetë institucion shumetnik.


“Ndjehem mirë që asnjëri prej pjesëtarëve që kanë paraqitur kërkesë për demobilizim nuk kanë pasur ankesa sa i përket trajtimit, punës apo marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe ndëretnike në FSK.  Në këtë aspekt më  gëzon fakti se çdo ditë ka kërkesa nga të rinjtë e këtij komuniteti për t’u rekrutuar në FSK”, tha ai.

Ministri Berisha dëgjoi me vëmendje diskutimet e pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komuniteti serb për çështjet e jetës, punës dhe shërbimit në FSK, kryesisht çështjet e udhëtimit, trajnimeve, avancimeve si dhe të tjera lidhura me punën e përditshme në institucion.

I pari i FSK-së përgëzoi pjesëtarët e komunitetit serb që shërbejnë në FSK, të cilët edhe përkundër presioneve të ndryshme politike, për të cilat është në dijeni edhe faktori ndërkombëtar, janë të vendosur që të shërbejnë në FSK,  në të mirë të qytetarëve që jetojnë këtu.

Vlen të ceket se të gjithë diskutuesit shprehën gatishmërinë për shërbim në FSK, dhe se nuk vunë në diskutim ndonjë dilemë, përveç se bashkërisht me pjesëtarët e tjerë të zhvillohen dhe të punojnë në të mirë të FSK-së si institucion i cili u shërben të gjithë qytetarëve të shtetit të Kosovës./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori