LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Fredi Beleri i burgosur politik, Rama ruan interesat e mafiozëve në Himarë

Berisha: Fredi Beleri i burgosur politik, Rama ruan interesat e mafiozëve në Himarë
LSA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha këtë të premte se Kryeministri Rama nuk e zbaton ligjin pasi ai ruan interesat mafioze të ndërtuesve në bregdet. Ai tha se kjo ishte edhe arsyeja se përse kryeministri shqiptar nuk u prit në Athinë.

Berisha tha gjithashtu se kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri është i burgosur politik i Ramës, që sipas tij po “shkelmon” vlerat Evropiane.


“Nuk u prit në Athinë. Po sigurisht sepse samiti ishte për vlerat Evropiane që duhet të ndajnë vendet e Ballkanit, ishte për një deklaratë historike e cila përbën dokumentin legal të prespektivës Evropiane të vendeve të rajonit, me kusht që ata të ju përmbahen vlerave Evropiane. Ky shkelmon vlerat Evropiane dhe pastaj thotë se policia dhe drejtësia ime e pavarur, më thonë këto gjëra. Mban në burg Fredi Belerin, absolutisht si të burgosur politik., vetëm e vetëm që të skadojë 90 ditëshi i afatit që ai të mos betohet si kryebashkiak i Himarës”, tha Berisha.

Beleri: Pse Rama theu heshtjen dhe foli 4 herë brenda 12 ditëve për arrestimin tim
Lexo po ashtu Beleri: Pse Rama theu heshtjen dhe foli 4 herë brenda 12 ditëve për arrestimin tim

“Iu them atyre që besuan se të besosh nacionalizmin e Edi Ramës është si të besosh turpin. Dhe kini kujdes atë që ka thënë Niçja; se ky nacionalizëm është streha e fundit e horrave”, shtoi ai.

“Po ç’ka të bëjë me nacionalizmin respektimi i ligjeve tona? Përkundrazi ka të bëjë me nacionalizmin qytetar, shqiptar sepse ti je njeri i ligjit, i kushtetutës. Se ti për një shqiptar ke shkuar në burg dhe ke dhënë mandatet dhe betimet, sepse ligji po nuk qe i dënuar nuk e ndalon. Shumë thjeshtë, një parim shekullor i prezumimit të pafajësisë”, tha më tej Berisha.

“Kurse këtij që don të ja marrësh me çdo kusht mandatin për pronat e tua, të klanit tënd mafioz dhe klaneve të tjera mafioze, këtij i thua se me thotë policia dhe drejtësia e pavarur që nuk mund të betohet. Ka gjë më të turpshme. Enver Hoxha i bënte këto, por një drejtues i një vendi të lirë nuk e bën dot kurrë këtë. E bën vetëm për interesa të tij mafioze dhe i çon marrëdheniet me një fqinj, i cili për hir të së vërtetës duhet të themi këtu, pavarësisht se ka pasur probleme në marrëdhëniet tona, por në tërësi ka predominuar, bashkëpunimi, miqësia. Greqia në asnjë rast që nga vitet ’90 e gjer dje asnjëherë nuk është bërë pengesë në proceset e integrimit evropian, euroatlantik të Shqipërisë”, tha ish-kryeministri.

Rama intervistë për televizionin grek: Për Belerin po studiojmë rastin, çfarë do ndodhë kur të mbarojë afati i betimit
Lexo po ashtu Rama intervistë për televizionin grek: Për Belerin po studiojmë rastin, çfarë do ndodhë kur të mbarojë afati i betimit

“Mund të ketë pasur rezervat e veta, mund të ketë pasur hezitimet, por nuk i ka lejuar vetes kurrë, asnjëherë. Tani të kërkon të zbatosh ligjin tënd dhe i thua po më ndërhyn. Çfarë po ndërhyn. Prevalon interesat mafioze të tij mbi interesat e vendit, mbi idealet demokratike të shqiptarëve dhe natyrisht e çon tjetrin drejt atyre qëndrimeve, që nuk i kanë pasur ndonjëherë. Me fqinjët gjithmonë krijohen probleme, por problemet zgjidhen dhe nuk kanë shkuar ndonjëherë në atë që të na pengojnë apo lobojnë kundër, cilido që ka qenë në pushtet. Por tani me prevalimin e interesave mafioze të tij do të na vijnë”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori