LAJMI I FUNDIT:

Beleri: Pse Rama theu heshtjen dhe foli 4 herë brenda 12 ditëve për arrestimin tim

Beleri: Pse Rama theu heshtjen dhe foli 4 herë brenda 12 ditëve për arrestimin tim

Kryebashkiaku i zgjedhur, por i pa betuar, i Himarës, Fredi Beleri, ka komentuar nga burgu intervistën e kryeministrit Edi Rama për gazetën Kathimerini.

Përmes një postimi në facebook, Beleri, shkruan se 4 daljet e fundit të kryeministri Rama në lidhje me arrestimin e tij, janë tregues se ai filloi të kuptojë pasojat që mund të ketë nga pala greke në lidhje me proceset integruese të Shqipërisë në BE.


Beleri shkruan se shpeson që kryeministri Rama të ketë rënë pre e dezinformimit në lidhje me të dhe në të ardhmen e afërt të bëjë “mea-culpa” për arrestimin.

“Intervista e vetëkërkuar e kryeministrit Edi Rama për Kathimerini, dalja e katërt publike e tij për rastin tim në 12 ditët e fundit, kur ndërkohë ai mbajti një heshtje peshku për 90 ditë rresht që nga arrestimi im, më çon në tre përfundime kryesore:

Së pari, filloi të kuptojë, pasi Athina e detyroi të mungonte në foton e madhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor, pasojat e veprimeve të tij në procesin e anëtarësimit por edhe pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë në përgjithësi. Asnjëherë nuk është vonë.

Mitsotakis nuk e ftoi në takimin në Athinë, Rama: S’e marr personale, por s’do veproja si ai
Lexo po ashtu Mitsotakis nuk e ftoi në takimin në Athinë, Rama: S’e marr personale, por s’do veproja si ai

Së dyti, vendosi të tregojë pendesë për sulmin publik shpifës dhe abuziv ndaj meje para zgjedhjeve por duke e bërë këtë artificialisht dhe me kujdes për të shkëputur përndjekjen time nga sulmi i tij dhe për të treguar se është lider autocensurues. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të gjejë staturën politike për të bërë mea culpa, por ta nënkuptojë dhe ta vërtetojë në praktikë.

Së treti, ai vazhdon të shtrembërojë realitetin dhe të gënjejë. Shpresoj që ai të ketë rënë viktimë e dezinformimit dhe ta kuptojë herët, përpara se pasojat për Shqipërinë, Bashkinë e Himarës dhe mua personalisht të bëhen të pakthyeshme.

Kërkova nga redaksia e KATHIMERINI që të dielën e ardhshme, më 3 shtator, të pranojë një shkrim timin me rastin e intervistës së Edi Ramës. Nesër të rëndësishmet zoti Rama”, shkruan Beleri.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori