LAJMI I FUNDIT:

Berisha dhe Basha thirren në Prokurori për protestën e 8 janarin

Berisha dhe Basha thirren në Prokurori për protestën e 8 janarin

Ish-kryeministri, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur në Prokurorinë e Shqipërisë ditën e nesërme që të merret në pyetje në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit.

Mësohet se një ftesë e tillë për paraqitje i është dorëzuar edhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.


Para dy ditësh Sali Berisha në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se është i gatshëm të shkojë në prokurori nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së që ndodhën ditën që ai kishte mbledhur protestuesit.

“Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”, tha ish-kryeministri.

Ndryshe, Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, këtë të mërkurë.

Prokurori i çështjes deklaroi në sallë se brenda selisë së PD-së, nuk ishte gjetur asnjë gjë e paligjshme.

Lirohen 34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit në Tiranë te selia e PD-së
Lexo po ashtu Lirohen 34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit në Tiranë te selia e PD-së

Seanca ishte e ndarë në dy pjesë, në fillim u zhvillua për protestuesit mbështetës të Sali Berishës, ndërsa më pas u zhvillua seanca e të arrestuarve që ishin në katin e dytë të selisë blu. /EuronewsAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori