LAJMI I FUNDIT:

Berisha: I bëj thirrje qeverisë së SHBA-ve të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësuesve të saj në gjyqësor

Berisha: I bëj thirrje qeverisë së SHBA-ve të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësuesve të saj në gjyqësor

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se po ndërhyn direkt në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.

Në një komunikim me gazetarët, ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të “ndalojë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri”.


“Javën e kaluar u informova se kam informacion për dy burime, së fundmi guvernatorja (Yuri Kim) bën takime për procesin gjyqësor. I bëj thirrje qeverisë së SHBA-ve të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësues së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se, ambasadorja Kim ka pasur takime për të ndikuar në vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit.

Incidenti Berisha-Alibeaj në Kuvend, ambasadorja amerikane: Ditët e rrahjeve apo shtyrjeve nga podiumet i takojnë të kaluarës
Lexo po ashtu Incidenti Berisha-Alibeaj në Kuvend, ambasadorja amerikane: Ditët e rrahjeve apo shtyrjeve nga podiumet i takojnë të kaluarës

“Kam 3 burime që më thonë se ka ndërhyrje të Kim në gjykatë. Nëse autoritetet e SHBA kërkojnë prova për këto informacione, unë do u tregoj gjithçka”, shtoi ai.

Ish-kreu i PD tha se ndërhyrja e ambasadores në çështjen e opozitës është “qesharake”.

“I them që ka marrë fund koha e lojës dhe diktimit të akuzave që duhet të bëjë opozita”, shtoi Berisha.

Gjykata e shkallës së parë e Tiranës ka njohur Kongresin e organizuar nga ish-kryeministri Berisha, ndërkohë kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeja e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Berisha lëshoi akuza të tillë për ambasadoren Kim edhe një javë më parë. Yuri Kim përmes një reagim në rrjetet sociale iu përgjigj indirekt ish-kryeministrit Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori