LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Basha peng i Ramës, i një narko kryeministri i cili është kundër Kosovës

Berisha: Basha peng i Ramës, i një narko kryeministri i cili është kundër Kosovës

Nga Shkodra, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rëndë edhe për kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratit Basha.

Ai tha se Rama ka marrë peng opozitën dhe kjo situatë kërkon për revolucion e guxim ashtu sikurse ndodhi në vitin 1991.

Berisha deklaroi se Rama është bërë miliarder me paratë e korrupsionit, por edhe të drogës, para që futen në Shqipëri me kontejnerë.

“Së fundmi ai vendosi në kontroll të plotë ish-kreun e opozitës. Ne jemi para një situate të cilën vetëm revolucioni, guximi, vendosmëria juaj do ti japë përgjigjen më të merituar. Shpesh herë kam deklaruar se ky revolucion është i njëjtë me atë të vitit 1991. Rikujtoj si sot datën 29 mars të 1991, kisha një udhëtim elektoral Dibër-Burrel-Klos, e në Tiranë. Dëgjoja gjatë gjithë kohës lajmet, mbështetja ndërkombëtare për Ramiz Alinë është turp i historisë. Radiot lëshonin deklarata për Gorbavoçin e Ballkanit, paçka se ai në janar kishte skuqur Bunën dhe kishte tërhequr rrugëve të rinjtë e Shkodrës.Por asgjë nuk na pengoi ne në revolucionin tonë, në 22 mars të arrinim fitoren plebishitare për të vendosur në Shqipëri demokracinë. Sot kemi një narko kryeministër që kontrollon çdo gjë, disponon miliarda euro të vjedhura në tendera, që vijnë me kontejner nga trafiqet e drogës. Sot kemi një narko-kryeministër që në një vit ka arrestuar 37 mijë shqiptarë, për çështje që nuk arrestohen në asnjë vend të Evropës, por kërkon të ndjellë frikë e terror. Sot kemi një narko kryeministër që largon të rinjtë që të mos mbushen rrugët kundër tij. Sot kemi një narko kryeministër kundër Kosovës. Kemi një narko kryeministër i cili në 7 muaj me avionin e tij privat shpenzon 2.2 mln euro udhëtime vetëm për vanitetin e tij”, tha Berisha. /oranews.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori