LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: Nëse nuk ka marrëveshje me LVV-në, mund të diskutohet opsioni LDK-AAK-NISMA

Beqiri: Nëse nuk ka marrëveshje me LVV-në, mund të diskutohet opsioni LDK-AAK-NISMA

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka komentuar opsionet e formimit të qeverisë dhe ato nëse dështon marrëveshja LVV-LDK.

Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në LDK ende nuk është vënë në diskutim opsioni i një koalicioni me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet.

“Nuk e them se nuk vjen në rend të ditës kjo pikë, nëse Kurti nuk arrin ta bëjë qeverinë, nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në”.


Ai thotë se megjithatë në LDK ka mbështetje absolute opsioni i arritjes së një koalicioni me LVV-në, përcjell Telegrafi.

Beqiri thotë se megjithatë nuk përjashtohet as edhe mundësia që pasi të bëhet koalicioni LVV-LDK pas një viti kur të vjen dita për të zgjidhur Presidentin të shkohet në zgjedhje.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, thotë se është për të ardhur keq që në debatin e formimit të koalicionit LVV-LDK janë përfshirë edhe familjarët e eksponentëve partiak sidomos nga LVV.

Beqiri: Vullneti i shumicës në Kryesi të LDK-së është për koalicion me Vetëvendosjen    
Lexo po ashtu Beqiri: Vullneti i shumicës në Kryesi të LDK-së është për koalicion me Vetëvendosjen    

Beqiri thotë se fakti që janë ulur me Vetëvendosjen në tryezë është një kompromis nga ana e LDK-së pasi sipas tij në ta kaluarën këtë të fundit u kanë bërë shumë dëme zyrtarëve të LDK-së me gaz e me djegie makinash./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori