LAJMI I FUNDIT:

Beqa: LDK dhe VV t’i bashkohen koalicionit qeveritar, u japim ministri dhe zgjidhim problemin (Video)

Beqa: LDK dhe VV t’i bashkohen koalicionit qeveritar, u japim ministri dhe zgjidhim problemin (Video)

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se është papërgjegjësi totale për LDK-në, ndaj qytetarëve të Kosovës, mos pjesëmarrja në dialog.

Beqa, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë nuk është diçka e re për LDK-në pjesëmarrja në bisedime.


“Pas letrës që ka dërguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump në adresë të presidentit Thaçi, gjërat janë qartësuar. Bota dhe faktori ndërkombëtar nuk ka kohë ta pret Kosovën derisa ne ta gjejmë formulën e brendshme të bashkëpunimit”, tha ai.

Deputeti i PDK-së thotë se në vitin 2019 edhe qytetarët edhe bashkësia ndërkombëtare pret nga ne që të arrijmë një unifikim të brendshëm.

Ai ka thënë se nuk e ka të qartë çfarë po presin LDK dhe Vetëvendosje, duke ironizuar më tej me këto dy subjekte politike.

“Nuk e di çfarë po presin LDK dhe Vetëvendosje. Vetëm nëse presin Putinin që gjatë vizitës në Beograd mos po shpallë edhe ai ndonjë letër”, tha Beqa, përcjell Telegrafi.

Beqa ka folur edhe për sondazhin e fundit që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se sondazhin Vetëvendosje e ka nxjerrë ashtu siç dëshiron vetë, por më tej ka shtuar se ata janë të gatshëm t’u japin disa ministri LDK-së dhe Vetëvendosjes vetëm për të zgjidhur problemin.

“Nëse këta dëshirojnë me të vërtet pushtet, le t’i bashkohen koalicionit qeveritar. I zvogëlojmë ne ministritë  u japim edhe këtyre [ministri], vetëm të zgjidhim problemin. Mos t’i shohim interesat partiake para interesave nacionale”, deklaroi Beqa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori