LAJMI I FUNDIT:

Benzema mund të humbas ndeshjen me Barcelonën

Benzema mund të humbas ndeshjen me Barcelonën

Karim Benzema nuk është ende i përjashtuar për El Clasico e së dielës kundër Barcelonës, por Real Madrid aktualisht beson se sulmuesi i tyre ka 40 për qind shanse për të marrë pjesë në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.

Carlo Ancelotti nuk do të rrezikojë me Benzeman, pasi prioriteti i Real Madridit është të sigurohet që francezi të jetë plotësisht i gatshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat .

Los Blancos janë aktualisht 10 pikë përpara Sevillas së vendit të dytë në La Liga dhe 15 pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë.


El Clasico është çelësi i Real Madridit për të fituar titullin në La Liga, por Los Blancos preferojnë që Benzema të humbasë ndeshjen kundër Barcelonës sesa ndeshjen me Chelsean.

Lajmi i mirë është se nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se lëndimi i Benzemas është i lehtë.

Ndërkohë, Ancelotti do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tij, përveç  Ferland Mendy, i cili është lënë jashtë fushës me një goditje.

Bale u stërvit në ambiente të mbyllura të premten, por nuk po vuan nga ndonjë dëmtim.

Seanca e fundit stërvitore përpara El Clasico do të zhvillohet të shtunën. /Telegrafi/