Karim Benzema ka ‘injoruar’ Kylian Mbappen kur ka votuar për tre lojtarët më të mirë francez të vitit. Këtë javë, Mbappe u emërua futbollisti më i mirë francez i vitit nga France Football për sezonin 2023/2024, në atë që ishte edicioni i tij i fundit tek Paris Saint-Germaini. Kjo ishte hera e katërt për Mbappen që e fiton këtë çmim, pasi paraprakisht ishte shpallur fitues i saj edhe në sezonin 2022/2023 dhe në 2018 dhe 2019. Mbappe shënoi 52 gola në të gjitha garat për PSG-në, duke fituar titullin e Ligue 1 për herë të gjashtë e po ashtu edhe Kupën e Francës, teksa udhëhoqi Francën deri në gjysmëfinale të Euro 2024. 


Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, u rendit i dyti në votime teksa portieri i Milanit, Mike Maignan zuri vendin e tretë. Përkundër faktit që Mbappe e mori këtë çmim, sidoqoftë, procesi i votimit ishte ai që befasoi të gjithë, pasi një publikim i fundit ka bërë me dije se Mbappe u injorua nga Benzema dhe Kante. Mediumi spanjoll AS ka raportuar se Benzema ka vendosur që të mos i dhurojë asnjë pikë Mbappes, ish-bashkëlojtarit të tij tek kombëtarja. 

benzema mbappeNë vend të kësaj, ish-fituesi i Topit të Artë i dhuroi votat e tij për Eduardo Camavinga, Bradley Barcola dhe Warren Zaire-Emery.

 Në ndërkohë, edhe Kante e përjashtoi Mbappen tërësisht nga zgjedhjet e tij duke favorizuar William Saliban, Jules Kounde dhe Eduardo Camavinga. Në fund, Mbappe arriti ta fitojë këtë çmim me 56 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se Saliba./Telegrafi/

telegrafi sport app