Bentley i ri Supersports sjell revolucion në linjën Continental GT me tërheqje të pasme dhe peshë nën dy tonë - modeli i parë i këtij lloji në historinë e markës.

Supersports është ekstrem në çdo aspekt. Automjeti ka motor V8 me dy turbo prej 666 kuaj/fuqi dhe 800 Nm, pa teknologji hibride, duke lejuar përshpejtimin deri në 100 km/h për vetëm 3,7 sekonda dhe shpejtësi maksimale rreth 310 km/h.


Aerodinamika e përmirësuar ndjeshëm përfshin një spoiler të ri frontal, pjesë karboni dhe një krah të pasmë të fiksuar, që së bashku krijojnë 300 kg shtesë ngarkesë krahasuar me Continental GT Speed, me mundësinë e përshpejtimit anësor deri në 1,3g.

- YouTube www.youtube.com

Brendësia është e ridizajnuar sipas konceptit sportiv me dy vende me ulëse të reja sportive, ndërsa pjesa e pasme e kabinës është zëvendësuar me elementë karboni dhe lëkure.

Prodhimi është i kufizuar në vetëm 500 njësi dhe porositë nisin në mars të vitit 2026, ndërsa prodhimi fillon në fund të të njëjtit vit.

“Supersports është më shumë se Bentley. Ai shënon rikthimin e Bentleyt në ndërtimin e veturave më ekstreme - atyre që kombinojnë aftësi të jashtëzakonshme me angazhim të vërtetë të shoferit”, tha dr. Frank-Steffen Walliser, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Bentleyt.

Ky model feston 100 vjetorin e modelit të parë Bentley “Super Sports” nga viti 1925, marka e parë që mund të kalonte 160 kilometra në orë.

Fillimi zyrtar i shitjes do të njoftohet në një ngjarje publike në Dubai gjatë muajit janar. /Telegrafi/