LAJMI I FUNDIT:

Bentley dëshiron që makina e cila mbushet tërësish me rrymë, të dallojë shumë nga të tjerat

Bentley dëshiron që makina e cila mbushet tërësish me rrymë, të dallojë shumë nga të tjerat

Në krahasim me makinat rivale, makina e parë nga Bentley që në tërësi mbushet me rrymë, do të ketë dukje shumë më dramatike

Për të festuar 100 vjetorin e kompanisë, Bentley e prezantoi vitin e kaluar EXP 100 GT, makinën e parë që mbushet në tërësi me rrymë, që ka një nivel të lartë luksi, transmeton Telegrafi.


Më së shumti është vërejtur, stili i veçantë i këtij modeli, që është inspiruar në Bentley Mulliner Bacalar.

Ky ishte vetëm një model i propozuar, derisa dukja që do të ketë makina e re elektrike, do të dallojë shumë nga të tjerat, pretendon shefi i dizajnit në Bentley, Stefan Sielaff.

“Jemi duke eksperimentuar me makinat që mbushen me rrym,ndërsa kam një instinkt se duke prodhuar një makinë që është një hap më modern. Duhet të jetë Bentley, por proporcionet e kësaj makine të jenë ndryshe”, ka thënë Sielaff për këtë makinë.

Sipas tij, te makinat elektrike nuk ka pasur asnjë dizajn të guximshëm deri më tani, duke shtuar se Taycan është një Porsche, derisa të gjitha Teslat janë të njëjta. /Telegrafi/