LAJMI I FUNDIT:

Bentley Continental GT i transformuar në makinë garash për pista të ngrira

Bentley Continental GT i transformuar në makinë garash për pista të ngrira

I vetmi GT i transformuar, që në pista të ngrira mund të jetë i pakapshëm nga të tjerët

Ditë më parë, Bentley shfaqi pjesërisht disa pjesë të një makine misterioze, që ishte bazuar në Continental GT, ndërsa nuk bëri të ditura detajet, transmeton Telegrafi.


Thuhej se ishte një makinë e vetme, ndërsa nuk dihej se çfarë mund të jetë, deri tani që është siguruar përgjigjja.

Fjala është për një Continental GT të transformuar në makinë garash për pista të ngrira, që do të jetë pjesë e GP Ice Race Zell am See të Austrisë.

Në imazhet e shpërndara, shihen ngjyrat e aplikuara, që janë të ngjashme me ato të Continental GT, që gjatë vitit të kaluar u bë pjesë e Pikes Peak International Hill.

Brenda e ka motorin e njëjtë me 6.0 litra W 12 që prodhon  626 kuaj fuqi, që i mundëson shpejtësi nga zero deri në 100 kilometra në orë brenda 3.7 sekondave, ndërsa shpejtësi maksimale deri në 333 kilometra në orë.

Modifikimet e dukshme janë shumë të vogla, ndërsa ka përditësime, që t’i përshtatet sa më shumë pistave me ngrica dhe borë.

Platforma e makinës është më e lartë, që të përshtaten sa më mirë rrotat më të mëdha për 0.59 inç nga Pirelli, dritat nga Lazer mundësojnë dukshmëri më të madhe, ndërsa sistemi i nxjerrjes së gazrave është nga Akrapovic, që zakonisht ndërton këto pjesë për Continetal që janë më special.

Kulmi i këtij Bentley Continetal GT, është bërë që t’i përshtate ndryshimeve tjera, është rritur siguria, si dhe iu vendos sistem i brendshëm për fikjen e zjarrit.

Ulëset e grave, si dhe nj ë kafaz në pjesë e pasme, e bëjnë garën shumë më të sigurt dhe të mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

Auto
Kalo në kategori