LAJMI I FUNDIT:

Bentley Bentayga që lansohet më 2017 do të ketë çmim mjaftë të lartë (Video)

Bentley Bentayga që lansohet më 2017 do të ketë çmim mjaftë të lartë (Video)

Prodhuesi britanik Bentley e lason vitin e ardhshëm modelin e ri, që ka një pamje të mahnitshme.

Por, për të pasur një SUV të tillë, duhet të paguhen hiq më pas se 230 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.


Po që se keni dëshirë që pjesa e jashtme të ketë ngjyrën ‘portokalli të përflakur’, çmimi ngrihet në 250 mijë dollarë, ndërsa çdo shtesë tjetër e këtij Bentley duhet të paguhet.

Mirëpo, ajo që vjen me pagesën bazë, është motori twin-turbo 6.0-litra W12 me 600 kuajfuqi dhe gjashtë shpejtësi automatike, që i lëvizin të katër rrotat njëherësh.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h e arrin për 3.5-sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e Bentayga është 297 kilometra në orë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni në detaje se si duket në pjesën e jashtme, enterierin si dhe disa statistika. /Telegrafi/