LAJMI I FUNDIT:

Bëni këto ushtrime për sy tre minuta në ditë dhe do të keni shikim si të skifterit

Bëni këto ushtrime për sy tre minuta në ditë dhe do të keni shikim si të skifterit

Vetëm 3 minuta në ditë mjaftojnë t’i ushtroni sytë tuaj dhe të përmirësoni shikimin apo të pengoni dobësimin e tyre

1. Mbani kapakët e syve me gishta


Është dukuri normale në kohën e sotme të jeni të parregullt dhe që sytë shpesh t’ju lodhen. Prandaj, bëjeni këtë ushtrim dhe për vetëm një minutë do t’i pushoni muskujt e syve.

– Mbyllni sytë dhe vini nga një gisht në vendet ku kapakët bashkohen.

– Përsëriteni këtë proces 5 deri në 10 herë, transmeton Telegrafi.

1

2. Kryqëzoni sytë

Merrni ndonjë objekt, për shembull lapsin, vendoseni në largësi të gjatësisë së dorës suaj, saktësisht midis syve dhe afrojeni ngadalë deri te hunda.

– Gjithë kohës fokusojeni lapsin.

– Pasi që pothuajse të keni prekur hundën, sërish ngadalë largojeni deri në gjatësinë e dorës.

2

3. Ndërrojeni fokusin

Me këtë ushtrim do të bëni që bebëzat e syve të zgjerohen dhe të mblidhen, gjë që ka efekte pozitive të shumëfishta për shikimin tuaj.

– Zgjidhni një objekt i cili është i larguar nga ju rreth 10 metra, edhe një objekt tjetër i cili është larg nga ju rreth 3 metra dhe shtrijeni gishtin e madh të dorës pra vetes në largësi të dorës.

– Ndërrojeni fokusin nga gishti juaj drejt objektit të largësisë prej 3 metrave, pastaj drejt atij në largësinë prej 10 metrave. Mbajeni fokusin për disa minuta.

– Përsëriteni tërë ciklin 5 deri 10 herë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori