Benfica ka fituar ndaj Napolit, ndërsa Bodo/Glmit ka befasuar Borussia Dortmundin me një barazim 2-2. Barazim është mbyllur edhe ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Newcastle.

Benfica shënoi fitore të pastër në “Estádio da Luz”, duke mundur Napoli 2-0. Goli i parë u shënua nga Nicolas Rios në minutën e 20-të, ndërsa Diogo Barreiro vulosi fitoren në minutën e 49-të, duke bërë që Benfica të dalë e motivuar në fazën e ardhshme të grupit.


Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napoli, që nuk arriti të marr pikë në Portugali.

Në një ndeshje dramatike në BayArena, Bayer Leverkusen dhe Newcastle ndanë pikët me rezultat 2-2. Për ekipin gjerman, shënoi autogol Bruno Guimaraes në minutën e 13-të, ndërsa Álex Grimaldo barazoi shifrat në minutën e 88-të, duke i dhënë një fund emocionues takimit.

Nga ana tjetër, për Newcastle shënuan Anthony Gordon nga penalltia në minutën e 51-të dhe Lewis Miley në minutën e 74-të.

Një ndeshje me shumë ngjarje u zhvillua në Signal Iduna Park, ku Borussia Dortmund barazoi 2-2 ndaj Bodo/Glimt. Për Dortmund shënoi Julian Brandt dy herë, në minutat e 18-të dhe 51-të, ndërsa për norvegjezët realizuan Vegard Aleesami në minutën e 42-të dhe Erling Hauge në minutën e 75-të.

Në ndeshjet e luajtura nga ora 18:45, Ajaxi fitoi si mysafir i Qarabag me rezultat 4-2, ndërsa Copenhagen befasoi Villarrealin, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 3-2. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app