Çfarë ndodh nëse ushqeni zogun me ushqim të njerëzve?
Gjithsesi! Madje është e rekomandueshme
Të ushqeni zogun tuaj me disa nga ushqimet që konsumoni vetë jo vetëm që është e lejueshme, por në shumë raste edhe e rekomandueshme.
Zogjtë shtëpiakë shpesh përfitojnë nga ushqimet e freskëta, të pasura me vitamina, minerale dhe fibra – elementë që mund të mungojnë ose të jenë të kufizuar në ushqimet e përpunuara standarde për zogj.
Natyrisht, jo çdo ushqim i njerëzve është i sigurt për zogjtë, prandaj është e rëndësishme të dini cilat janë të lejuara dhe në çfarë sasie.
Në vijim, do të gjeni këshilla praktike për të pasuruar në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dietën e mikut tuaj pupëlor me ushqime të freskëta dhe natyrore.
Ushqim i freskët, jo i përpunuar
Në esencë, kjo vlen njësoj edhe për njerëzit edhe për zogjtë. Pemët dhe perimet e freskëta janë më të ushqyeshme se ato të ziera apo të përgatitura, sepse ato procese ulin vlerën nutritive të artikujve dhe janë më pak të dobishme se burimet e freskëta të vitaminave dhe mineraleve.
Disa artikuj, siç janë makaronat, p.sh., mund t’i përdorni edhe të ziera, gjithnjë vetëm nëse i kushtoni kujdes materialit të enës për zierje. Enët me teflon, enët qeramike dhe enët e tjera në të cilat ushqimi ngjitet në fund, nuk janë të rekomandueshme.
Mos i përdorni erëzat
Ndoshta pak piper nuk do të jetë i dëmshëm, mirëpo kripa dhe erëzat e tjera mund të jenë shumë të dëmshme për organizmin e zogut. Lejoni papagallit të kënaqet me shijen natyrale të ushqimit. Ai do ta adhurojë këtë.
Gradualisht fusni ndryshime në ushqim
Ndoshta zogu juaj nuk tregon interesim momental për artikujt të freskët, posaçërisht nëse është mësuar me ushqimin standard të papagajve. Prandaj, ndryshimet bëni ngadalë dhe gradualisht. Mos ia ndërpritni ushqimin e rregullt, në mënyrë që të mos ndodhë që kanakari juaj të humbë peshë apo të sëmuret.
Çfarë mund të bëni: hani para zogut tuaj diçka nga pemët dhe perimet dhe bëhuni shumë i theksuar duke i treguar se sa është i mirë dhe i shijshëm. Sapo ai të kuptojë se ju po kënaqeni me atë ushqim, do të jetë vetëm çështje kohe kur do t’jua “vjedhë” me sqep.
Kini parasysh këto këshilla dhe procesi i përshtatjes në ushqimin e ri do të kalojë thjesht dhe sigurt. Por do të jetë edhe argëtuese.
Derisa jeni duke ndarë racionin, marrëdhënia juaj me kanakarin do të kalojë në një nivel krejtësisht të ri. Ushqehuni shëndetshëm dhe ju bëftë mirë! /Telegrafi/































