“British Fashion Awards 2022” u zhvilluan në Royal Albert Hall të Londrës më 5 dhjetor, me një listë të ftuarve të mbushur me yje dhe një grup të jashtëzakonshëm të të nominuarve.

E organizuar nga Jodie Turner-Smith, nata kishte për qëllim të bashkonte komunitetin krijues për të njohur ata që janë në ballë të ndryshimit dhe inovacionit.


Kategoritë përfshijnë ‘Dizajnerin/en e Vitit’, të cilën e zgjedhin për koleksionet inovative që kanë pasur një ndikim të dukshëm në industri, së bashku me ‘Modelin/en e Vitit’, që po ashtu ka arritur një ndikim global që përgjatë 12 muajve të fundit ka dominuar industrinë.

127899117 screenshot2022 12 05214906 British Fashion Awards 2022

“Modelja e vitit” sivjet u shpall Bella Hadid, gjersa “Kreatori” apo “Stilisti i Vitit”, Pierpaolo Piccioloi.

Ceremonia e këtij viti përfshiu gjithashtu pesëmbëdhjetë "Udhëheqës të Ndryshimit", të cilët theksuan stilistët, markat dhe krijuesit që kanë bërë një ndryshim pozitiv brenda industrisë.

Më poshtë ua sjellim listën e fituesve:

Dizajneri/ja e Vitit

Johnathan

Anderson për JW Anderson & Loewe

Matthieu Blazy për Bottega Veneta

Miuccia Prada

Pierpaolo Piccioloi për Valentino - Fituesi Modeli/ja e Vitit

Adut Akech

Bella Hadid - Fituesi

Lila Moss

Paloma Elsesser

Quannah Chasinghorse

Marka e pavarur britanike

Bianca Saunders

Erdem

JW Anderson

Molly Goddard

Wales Bonner - Fitues Çmimi i Fondacionit BFC

Ahluwalia

Chopova Lowena

Dojaka

S.S DALEY - Fitues

Wales Bonner. /Telegrafi/

Screenshot 1 20 British Fashion Awards 2022