Bella Hadid ndau disa foto të ndjeshme nga një dhomë spitali, mes betejës së saj me sëmundjen Lyme, ndërsa motra e saj supermodele, Gigi, i dha mbështetje emocionale.

Në disa foto të publikuara në Instagram të mërkurën, Bella shfaqej e lidhur me një serum në shtratin e spitalit.


Në një nga imazhet, ajo mbulonte gojën me dorë në një gjendje shqetësimi, ndërsa në një tjetër dukej e skuqur në fytyrë dhe mbante një fashë mbi ballë.

Krijuesja e parfumit Orebella, 28 vjeçe, ndau gjithashtu foto të saj të veshur me një kostum të butë të Pikachut, një imazh duke luajtur letra, dhe një tjetër ku shfaqej duke ngrënë pica vonë natën në shtratin e spitalit.

Fotoja e fundit e tregonte të përkulur në një qoshe të ashensorit, me një kafe në dorë.

“Më falni që gjithmonë zhdukem. Ju dua shumë”, shkroi ajo në përshkrimin e fotove.

Motra e saj, Gigi, 30 vjeçe, ishte ndër të parat që komentoi: “Të dua! Shpresoj të ndihesh aq e fortë dhe mirë sa e meriton, sa më shpejt!!!!!!!”, shkroi ajo.

“Luftëtare e Lyme”, komentoi nëna e tyre, Yolanda Hadid.

Edhe fansat e super-modeles e mbushën seksionin e komenteve me fjalë inkurajuese.