LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid nuk i lë vend imagjinatës në fushatën e re të Calvin Klein

Bella Hadid nuk i lë vend imagjinatës në fushatën e re të Calvin Klein

Bella Hadid ka dëshmuar edhe një herë se nuk ka nevojë të veshë rroba për t’i shitur ato, duke pozuar për një fushatë të re Calvin Klein të mbështjellë me pesë rripa lëkure të markës – dhe absolutisht asgjë tjetër.

25-vjeçarja ndau në Instagram të dielën se ajo ndihmoi në stilimin e fotove seksi bardh e zi, të cilat u shkrepën dhe u stiluan nga drejtoresha e modës e Centrefold Magazine, Katie Burnett.


Përveç rripave, Hadid modeloi bluza, të brendshme dhe sytjena që mbanin logon ikonike Calvin Klein për projektin.

View this post on Instagram

A post shared by Centrefold (@centrefold)


Ajo gjithashtu pozoi topless me një palë xhinse të kaltra të markës, duke ndjekur hapat e supermodeleve, si Kate Moss dhe Naomi Campbell.

Imazhet artistike janë përmbledhur në një seri prej 50 librash me botime të kufizuara. Që nga mëngjesi i së hënës, të 50 janë tashmë të shitura. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

View this post on Instagram

A post shared by Centrefold (@centrefold)