Modelja 23 vjeçare, Bella Hadid, e cila është një ambasadore e Calvin Klein do të jetë fytyra e koleksionit të markës amerikane ‘CK Spring 2020 Swim’ në një fushatë të realizuar nga fotografi britanik i modës Charlotte Wales.

Bella, motra e vogël e modeles 25 vjeçare Gigi Hadid, mund të shihet duke pozuar me rroba banje rozë dhe të zeza, nën ujë.

Koleksioni është frymëzuar nga moda e viteve të nëntëdhjeta dhe është zbukuruar me logon klasike të Calvin Klein në të gjitha rroba banjat.

Si një ambasadore e markës, Bella ka punuar me Calvin Klein shumë herë më parë dhe ka qenë fytyra e fushatave në të kaluarën, megjithëse kjo, deri tani, mund të jetë më e mira e saj.

Përndryshe, Bella ka kaluar  muajt e fundit duke u izoluar në Pennsylvania, në fermën nënës së saj Yolanda Hadid, me prindërit e ardhshëm Gigi dhe Zayn Malik. /Telegrafi/