Belgjika njoftoi se do të “shtrëngojë” masat në vend, për shkak të rritjes së rasteve nga coronavirusi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministrja belge, Sophie Wilmes, tha se nga e mërkura se njerëzit do të lejohen të takohen me vetëm pesë persona.


Ndërkohë tubimi i njerëzve në ambientet e mbyllura do të lejohet deri në 100 persona, ndërsa në ato të hapura deri në 200.

Wilmes sugjeroi qytetarët që të punojnë nga shtëpia, nëse të njëjtit posedojnë kushtet e duhura.

“U detyruam t’i implementojmë këto masa në mënyrë që situata të vihet nën kontroll, pasi nuk dëshirojmë që përballemi me bllokim të plotë”, u shpreh ajo.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve nga COVID-19 në Belgjikë u rrit në 66 mijë, ndërsa bëhet e ditur se 9,821 persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/