Bekteshi-Pyatt: Mbështetje nga SHBA-ja për tranzicionin energjetik të RMV-së
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Uashington, ka zhvilluar një takim dypalësh me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Energjinë, Geoffrey Pyatt.
Siç informon Ministria e Ekonomisë, në takim me fokus projektet energjetike dhe lidhjen energjetike të rajonit mori pjesë edhe drejtori i NOMA Gas, Bajram Rexhepi.
Ministri Bekteshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e përgjithshme që Maqedonia e Veriut merr nga Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi, para së gjithash në fushën e rritjes së pavarësisë energjetike të vendit dhe diversifikimit të burimeve të furnizimit me energji.
Bekteshi, siç bëhet e ditur, e informoi Pyatt për përpjekjet e Qeverisë për uljen e varësisë nga gazi rus, ku me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së vitin e kaluar shteti arriti të sigurojë kapacitete shtesë në të vetmin gazsjellës që kemi me Bullgarinë.
“Sa i përket interkonjektorit të gazit me Greqinë, ministri Bekteshi dhe drejtori Rexhepi e njoftuan ndihmës sekretarin shtetëror Payat se janë duke përfunduar të gjitha përgatitjet dhe procedurat për ndërtimin e këtij interkonektori, për të cilin pritet që tenderi për përzgjedhjen e kontraktorit të ndërtimit të bëhet në një periudhë të shkurtër kohore”.
“Ministri informoi edhe për investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë nga investitorët vendor dhe të huaj në vend, për të cilat ka interesim të madh dhe tha se Maqedonia e Veriut është fuqishëm e përkushtuar për rritjen e prodhimit të energjisë së gjelbër. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që Qeveria të vazhdojë fuqishëm me tranzicionin energjetik që ka filluar, si dhe me investimet për lidhjen rajonale energjetike”, qëndron në kumtesë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025