LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Kushte të barabarta për kompanitë vendore dhe ato të huaja

Bekteshi: Kushte të barabarta për kompanitë vendore dhe ato të huaja

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot realizoi takim pune me Pinto Rikardo, udhëheqës i projektit për revizion të politikave industriale 2009-2020 në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit ministri Bekteshi u informua lidhur me analizën që projekti në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë do ta bëj për identifikimin e sektorëve të industrisë që kanë potencial për zhvillim ekonomik dhe eksport.


“Bekteshi, Rikardos dhe ekipit që realizon këtë projekt u ofroi mbështetje të plotë në periudhën 1 vjeçare sa do të zgjasë ky projekt, dhe asistencën e nevojshme nga ana e Ministrisë së Ekonomisë. Projekti në fjalë përbëhet nga pesë komponentë, plotësimin e Strategjisë për politikën industriale 2009 – 2020, themelimin në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë të njësisë për monitorimin dhe evoluim te politikave ndaj industrisë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përditësimin e web faqes ‘konkurentnost.mk’, evoluimin e zhvillimit te deritanishëm të klasterëve si dhe punë praktike me tre nga klasteret më të suksesshëm në vend”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Projekti në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë deri në shtator do të dalë me raport nga analiza e punës së sektorëve industrial, dhe me propozim masat për përshpejtimin e zhvillimit të tyre, njofton AIM.

Projekti për revizion të politikave industriale 2009-2020, është projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian, me buxhet prej 250.000 euro, që do të shfrytëzohen për analizë të punës së sektorëve të industrisë në vend. /Telegrafi/