LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: E ndjekim me vëmendje situatën me çmimet e produkteve ushqimore

Bekteshi: E ndjekim me vëmendje situatën me çmimet e produkteve ushqimore

“Nëse është e nevojshme do t’i përdorim mekanizmat që të mos ketë rritje shokuese të çmimeve”.

Këtë e tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në lidhje me paralajmërimin e djeshëm të Odës Ekonomike, se do të ketë rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit me esnafin e Çarshisë së Vjetër në Shkup, Bekteshi tha se situata ndiqet me vëmendje.


“E ndjekim me vëmendje situatën në pjesën e fushën e zinxhirit global të furnizimit, sidomos me produktet ushqimore. Këtë e treguam edhe gjatë pandemisë. Sigurisht që ka mekanizma, veçanërisht nëse i referohemi Ligjit për tregti ku për produktet bazë mund të marrim vendime për ngrirjen së çmimeve të caktuara, pavarësisht sa është çmimi i tij në produktet ushqimore ose lëndët e para që importohen ose shiten drejtpërdrejt në shitje të mëdha dhe të vogla”, tha ministri Bekteshi.

Ai tha se Qeveria punon për rritjen e pagave në sektorin privat dhe publik, fillimisht në rritjen e pagës minimale, e cila sipas tij, do të çojë në rritjen e pagave tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori