LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: E ndjekim nga afër situatën me çmimet e prodhimeve themelore

Bekteshi: E ndjekim nga afër situatën me çmimet e prodhimeve themelore

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka komentuar edhe paralajmërimet e fundit për “shok” çmimesh të produkteve ushqimore. Ai thotë se e ndjekin situatën me çmimet e prodhimeve themelore, duke shtuar se nëse është e nevojshme do të intervenojnë.

“E ndjekim situatën nga afër dhe varësisht nga ajo se si do të lëvizin çmimet e lëndës së parë dhe repromaterialeve në pjesën e importit dhe prodhimit të prodhimeve tek ne, nëse ka çmime shokuese, menjëherë do të veprojmë, duke iu referuar Ligjit për tregti dhe për shitje me shumicë dhe pakicë, siç tanimë kemi bërë vitin e kaluar, kur nuk lejuam rritje enorme të çmimeve”, tha Bekteshi.


Ai theksoi se kjo posaçërisht ka të bëjë për çmimet e prodhimeve themelore, në pajtim me shportën konsumatore.

“Do të shohim nëse do të ketë rritje të çmimeve të atyre prodhimeve. Çdo ditë jemi duke ndjekur se çka po ndodh dhe nëse ka çmime të larta shokuese menjëherë do të veprojmë si Ministri e Ekonomisë dhe do të marrim vendime për ngrirjen e çmimeve. Nuk flitet për rritjen e tyre për 500 për qind dhe nëse ndodh një gjë e tillë, sigusiht se ne drejtpërdrejtë do të intervenojmë”, tha Bekteshi dhe përkujtoi se vendimet e tilla tanimë janë miratuar gjatë pandemisë me Kovid-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori