LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi – Dombrovski: Është e nevojshme reformë e hapur e tregtisë për të rikthyer rritjen dhe punësimin pas Covid-19

Bekteshi – Dombrovski: Është e nevojshme reformë e hapur e tregtisë për të rikthyer rritjen dhe punësimin pas Covid-19

Tregtia në tërësi duhet të lëviz në hap me zhvillimet në ekonominë globale, ndërsa reforma e hapur tregtare është e nevojshme për ta kthyer rritjen dhe punësimin në periudhën pas Kovid-19, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian dhe eurokomesari për tregti, Vladis Dombrovskis pas takimit të sotëm në Bruksel.

Maqedonia e Veriut është një mbështetëse e fortë e sistemit tregtar multilateral të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), i cili mundëson siguri më të madhe në marrëdhëniet tregtare, veçanërisht për vendet e vogla, dhe kontribuon në promovimin e tregtisë së hapur, rritjen ekonomike globale dhe krijimin e vendeve të punës.


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në takimin e sotëm me nënkryetarin Ekzekutiv të Komisionit Evropian për ekonomi e cila punon me njerëz dhe eurokomesarin për tregti, Valdis Dombrovskis theksoi se tregtia duhet të jetë plotësisht në hap me zhvillimet në ekonominë globale.

Ministri Bekteshi dhe eurokomesari Dombrovskis, informojnë nga Ministria e Ekonomisë u dakorduan që janë të nevojshme reforma në OBT që të vendosen rregulla të reja që do të modernizonin këtë organizatë dhe do ta përputhnin me realitetet ekonomike dhe tregtare të shekullit 21.

Reformat duhet të jenë në drejtim të qëndrueshmërisë tregtare, duke respektuar qëllimet e Axhendës së KB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, integrimin e sektorit të biznesit në ato qëllime dhe sfidat aktuale në lidhje me Covid-19 në tregtinë ndërkombëtare me qëllimin përfundimtar të rritjes së punësimit dhe rritjes së ekonomive.

Ekonomia rrethore, gjelbërimi i vendit dhe ulja e ndotjes nga plastika, ruajtja e zinxhirëve të vlerave, lehtësimi i investimeve duke krijuar një sistem efikas të transparencës dhe reduktimi i byrokracisë pra të mbivendosjes byrokratike ose procedurave të vjetruara që janë pengesa kryesore të shtrenjta dhe të kushtueshme për investime, janë disa prej tyre ku në kuadër të OBT-së.Reformat janë një numër iniciativash të zhvilluara.

Gjegjësisht, Maqedonia e Veriut është sponsorizuese e 6 iniciativave, si më poshtë: për tregtinë elektronike, rregulloret vendore për shërbime, lehtësimin e investimeve për zhvillim, krijimin e një grupi pune jozyrtar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, tregtinë dhe mjedisin / klimën, si dhe liberalizimi i mallrave dhe shërbimeve të gjelbërta në OBT.

Ministri Bekteshi theksoi se ai pret përparim thelbësor në Konferencën e 12-të ministrore të OBT-së, e cila është planifikuar të mbahet nga 30 nëntor deri më 3 dhjetor 2021, ku të gjitha vendet anëtare të OBT-së duhet të marrin pjesë aktivisht në këtë periudhë, dmth deri në mbajtjen e konferencës punojnë në përgatitjen e marrëveshjeve ose programeve të përshtatshme për iniciativat.

Këto iniciativa synojnë të mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat duhet të kontribuojnë në një pjesëmarrje më të mirë në tregtinë globale.

Sot, 95% e ndërmarrjeve në të gjithë botën janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, duke zënë 60% të punësimit total në të gjithë botën.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori