LAJMI I FUNDIT:

Bekim Sali: Po hetojmë rastin e drejtoreshës në Klinikën për Fëmijë

Bekim Sali: Po hetojmë rastin e drejtoreshës në Klinikën për Fëmijë

Fenomene të këtilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën dhe janë sanksionuar. Edhe në të ardhmen nëse ndodhin do të sanksionohen – është shprehur i prerë Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cili ka komentuar rastin me Drejtoren e Klinikës së Fëmijëve, Aspazija Sofijanova.

“Rastin konkret jemi duke e hulumtuar në aspektin financiar të Institucioneve publike shëndetësore, përgjegjës është Fondi për Sigurim Shëndetësor, për arsye se ata janë financuesit e këtyre institucioneve. Por, natyrisht MSH-ja është mbikqyrësi I punëve I të gjitha institucioneve duke marrë parasysh edhe Inspektoratin dhe Fondit shëndetësor dhe bashkërisht do të mbikqyrim punën e këtij institucioni por edhe gjithë të tjerëve. Ashtu siç marrin tani masa me kursimin e energjisë elektrike që ven për të gjithë, edhe korrupsioni ose mënyra e përfitimeve materiale është temë të cilën ne e trajtojmë bashkërisht për të gjithë. Si Ministër i Shëndetësisë, dua ta cek publikisht se zgjidhjet individuale nuk e zgjidhin sistemin, por zgjidhja dhe rrugëdalja sistematike i zgjidh rastet individuale” – ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

“Të falënderoj për kontributin që ke dhënë, por mënyrën se si publikohet në publik, ne ndoshta ndonjëherë për hir të ndonjë rasti të caktuar, nuk mund të shpejtojmë dhe të marrim vendime të nxituara por duhet që këto t`i zgjidhim sistematikisht që të mos përsëriten në të ardhmen” – deklaroi Ministri Sali.


Këto komente Ministri i Shëndetësisë, i bëri nga Gostivari, ku një delegacion qeveritar në krye me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe Zv/Kryeministrin për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi, kanë vizituat Spitalin e këtij qyteti.

Kujtojmë se Klan Maqedoni njoftoi për keqpërdorime nga ana e Drejtores së Klinikës për Fëmijë, Aspazija Sofijanova, e cila për kujdestari kishte përvetësuar mjete të konsiderueshme duke mos qenë në vendin e punës.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori