Bekë Berisha në “Përballje Podcast” tregon pse po kandidon për Prishtinën, planet e tij dhe si i sheh kundërkandidatët

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, do të jetë mysafir në episodin e radhës të Përballje Podcast” në Telegrafi.com.
Në këtë intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Berisha flet për arsyet pse ka vendosur të kandidojë për kryeqytetin, programin e tij për zhvillimin e Prishtinës dhe problemet kryesore që, sipas tij, duhet të zgjidhen urgjentisht.

Ai gjithashtu jep qëndrimet e tij për kundërkandidatët në këtë garë – Përparim Ramën (LDK), Hajrulla Çekun (LVV), Uran Ismailin (PDK) dhe Besa Shahinin (PSD).
Çfarë ofron Bekë Berisha për Prishtinën dhe pse mendon se qytetarët duhet t’i japin votën e tyre, mund ta ndiqni në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com dhe në platformat sociale.



















































